Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 270 ton orizi që i përkiste kompanisë “Teuta”.
Nga analizat e kryera nga AKU rezultoi se produkti ushqimor ishte me larva.
Kompania “Teuta” po e importonte orizin nga Vietnami ndërsa në Portin e Durrësit sasia prej 270 tonësh mbërriti gati 10 ditë më parë e ndarë në 15 kontenierë.
Me mbërritjen në port si për çdo produkt tjetër AKU çoi në laborator disa mostra dhe analizat treguan se orizi ardhur nga Vietnami ishte me larva dhe aspak i sigurt për konsum.
E gjithë sasia vijon të qëndroj në port e bllokuar ndërsa do të jetë kompania ajo që do të vendos kthimin mbrapsht në vendin e origjinës apo asgjësimin e tij.
Burime thanë se edhe më herët kjo kompani ka importuar sasi të konsiderueshme orizi nga Vietnami por ende nuk është e qartë nëse produkti është bllokuar që në port apo ka arritur të përfundojë në dyqane e markete.
Kohët e fundit AKU ka bllokuar dhe asgjësuar sasi të ndryshme produktesh ushqimore të ardhura nga jashtë që kanë rezultuar të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Të enjten ky instiucion njoftoi bllokimin e disa pakove me miell e oriz breda të cilave u gjetën miza. /abcnews.al