Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten një buxhet shtetëror për vitin e ardhshëm, duke synuar të forcojë ushtrinë dhe mbrojtjen e tij, në një luftë ndaj Rusisë që nuk ka fund në horizont.
Të ardhurat buxhetore janë përcaktuar në 48.4 miliardë dollarë, shkruan Reuters.
Ukraina do të përballet me një deficit të madh buxhetor prej rreth 43.58 miliardë dollarë në vitin 2024, thanë zyrtarët qeveritarë.
Vitin e ardhshëm, më shumë se gjysma e të gjitha shpenzimeve buxhetore të Ukrainës është planifikuar për sektorin e mbrojtjes për të financuar përpjekjet e luftës kundër Rusisë, e cila filloi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022.
“Prioritetet janë përcaktuar qartë në buxhet. Të gjitha burimet tona të brendshme do të shkojnë në mënyrë që të mund të përballojmë dhe të fitojmë mbi armikun,” tha kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal pas votimit./abcnews.al