Simbolika e dosjes “CEZ/DIA”, Karamuço: SPAK po aplikon shkollën e SHBA. Do shkohet te hetimi i parave, aseteve e bizneseve do të dalë e vërteta

schedule20:22 - 8 Nëntor, 2023

schedule 20:22 - 8 Nëntor, 2023

Në emisionin “Real Story” në ABC eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për hetimet e SPAK. Gjatë intervistës ai theksoi se do të ketë hetime të tjera që kanë të bëjnë me pasuritë.

“Në këto 33 vite Shqipëria ka kaluar shkollën e investigimit , ka qenë në shkollën ruse, erdhi në shkollën kontinentale dhe tani jemi në shkollën amerikane që po e aplikon SPAK. Shkolla, që pa ardhur tek prova nuk shkon dot te personat, ky është edhe trajnimi që kanë bërë. Janë dy teknika që po hetohen. Këto janë dosje depërtimi. Nëpërmjet këtyre do të fillojnë hetime të tjera që kanë të bëjnë me çështje pasurore. Është më e thjeshtë sot të mbërrin tek e vërteta nëpërmjet dëshmive, kontrollit të të gjitha sistemeve. Janë thirrur shumë persona gjatë këtyre ditëve. Nuk jemi në gjendje të deshifrojmë për çfarë janë marrë në pyetje, por  do të shikohen TIMS, udhëtimet, hotelet. Këto janë raste hetimore me manual që dinë edhe fillimin edhe mbërritjen. Ti mund të asgjësosh një dosje, por paratë asetet nuk i fsheh dot, edhe nëse janë të tjetërsuara. Nëpërmjet hetimit të parave, aseteve dhe bizneseve do të dalë e vërteta. Mbërritja e zotit Ismaliaj pas dënimit, pasi ka lënë qeli, ka mbërritur fillimisht në Vjenë dhe më pas nuk dihet ku ka shkuar. Mendoj se mund të ketë një rrëfim të penduari”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!