Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Progres raporti/ “Nivel të mirë për përgatitjen për anëtarësim”, Barbullushi: Janë bërë vetëm hapa para

schedule17:39 - 8 Nëntor, 2023

schedule 17:39 - 8 Nëntor, 2023

Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit, në një intervistë në “Newsline” në ABC foli për progres raportin për Shqipërinë. Ajo theksoi se prej 3 vitesh tashmë raportet në lidhje me paketën e zgjerimit nuk janë më raporte progresi, por vlerësojnë nivelet e përgatitjes së këtyre vendeve për zgjerim.

Gjatë bisedës në studion e ABC, Barbullushi tha se raporti tregon se vendi ka përmirësim në fushat kryesore për anëtarësim.

“Ky raport nxjerr që në fushat kryesore Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitje për anëtarësim. Në të gjitha fushat e veçuara dhe ne grup kapitujt e të gjithë negociatave , Shqipëria është në një nivel të mirë ose mesatar përgatitjeje për anëtarësim. Shqipëria kryesisht në grup-kapitullin e parë Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje. Risi e kësaj pakete zgjerimi është paketa për rritjen për Ballkanin Perëndimor. Këtu ka rëndësi sepse nënvizohen disa prej fushave kryesore,. Ku Ballkani mund të ndihmohet dhe të ketë marrëdhënie më të mira dhe më të thelluara me BE-në.

Gjatë intervistës, Barbullushi gjithashtu shtoi se nuk ka asnjë fushë që mund të ketë shënuar hapa pas.

“Në rastin e kontrollit financiar apo në fushën e krimit të organizuar, nënvizohet si tek pjesa e parë por edhe brenda kriterit ekonomik. Progresi i bërë në këtë fushë thuhet edhe se është arsyeja përse Shqipëria ka dalë nga lista e monitorimit në këtë fushë. Edhe sa i përket agjendës së bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme. 8 fushat në të cilat fokusohet plani për rritjen, janë fusha të cilat ne i kemi parë në rritje”, tha ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!