Prej kohësh tashmë, lojtarët e Kombëtares sonë janë kthyer në protagonistë në elitën e futbollit italian, ku më të fundit që shkëlqyen në Serie A ishin dy talentët e Frosinone, Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic.
Mirëpo, këta dy të fundit nuk janë të vetmit lojtarë shqiptarë shqiptarë, që luajnë te Frosinone dhe në elitën e futbollit italian, teksa shok skuadre me dy “yjet” e sulmit është edhe Sergio Kalaj, ndërsa plot 11 shqiptarë të tjerë luajnë në ekipe të tjera të Serie A.
Kështu, tek Empoli aktivizohen plot 3 nga “legjionarët” e Kombëtares sonë, “gardiani” Etrit Berisha, mbrojtësi Ardian Ismajli, si dhe talenti i sulmit, Stiven Shpendi. Po me 3 lojtarë shqiptarë është edhe skuadra e Leçe, aty ku Ylber Ramadani e Medon Berisha udhëheqin mesfushën, ndërsa Kastriot Dermaku përfaqëson mbrojtjen.
Përveç këtyre, në elitën e fubollit italian luajnë dhe plot 4 lojtarë të tjerë, të gjithë protagonistë të Kombëtares. “Fantazisti”, Nedim Bajrami është pjesë e formacionit titullar të Sassuolo, ashut si Elseid Hysaj është vazhdimit “ylli” në krahun e djathtë të mbrojtjes së Lazio. Tek Inter ndodhet super talenti i “legjionarëve” tanë, Kristjan Asllani, ndërsa “kollosi” i mbrojtjes, Marash Kumbulla, aktivizohet te “verdhekuqtë” e Roma-s. /i.m /abcnews.al