Ka nisur procedimi penal për Daniel Danushin, pronarin e kopshtit, ku u dhunua nga edukatorja 3-vjeçarja në Tiranë. Mësohet se ky kopsht ka qene pa licencë, gjithashtu pronari ka fshehur dhe të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në datën në 1 Nëntor. Prindërit e vajzës kanë deklaruar se janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 por dhuna dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit./abcnews.al