Reshjet e dendura të shiut kanë “paralizuar” Tiranën. Gazetarja Gerta Vasku raporton se për shkak të reshjeve që nisën në orët e para të mëngjesit është rënduar qarkullimi duke shkaktuar trafik.
Situata paraqitet më problematike në unazën e vogël të kryeqytetit ndërsa ka pasur edhe rritje të nivelit të Lanës. Efektivët e rrugores dhe të rendit ndodhen në terren për të monitoruar situatën.
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, shumë rrugë në kryeqytet janë përmbytur duke e vështirësuar kalimin e qytetarëve./abcnews.al


