Elton Ilirjani dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ishin në qendër të vëmendjes pas një debati pak netë më parë në emisionin ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, ku shkëmbyen deklarata të forta me njeri-tjetrin.
Gjithçka nisi pasi Ilirjani vendosi buzëkuq ngjyrë rozë duke shkaktuar reagimin e Gjuzit.
Sot, biznesmeni ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, ku bën ironi edhe me situatën e krijuar pas ngjarjes së rëndë në banesën e 30 vjecares Marsida Qatja, krim që thuhet se ndodhi për xhelozi.
Debati në emision
Ilirjani: Po e vendos ngjyrë rozë. Kujtim je mashkulli i ëndrrave të mia.
Gjuzi: Je në muajin rozë, po pampersin e ke marrë. Kujtimiështë prejardhje pellazge.
Ilirjani: Ngjyrën nuk e kam për parti.
Gjuzi: Hajde bëj partuinë e prapakolpave në Tiranë ta shohësh sa vota ke. Respektin e ke, ta ka bërë ligjin Baca.
Ilirjani: Kujtim të puth fort tironsi im i dashur.
Gjuzi: Nuk ka shans të më puthësh ti mua. Unë pranoj puthje nga çdo princeshë shqiptare, jo nga ty.
Ilirjani: Kujtim ta ndërroj mendjen, kujdes, të puth. Unë i dua njerëzit e vështirë, i dashuroj.
Gjuzi: Nga ana njerëzore unë e pranoj dashurinë tënde, ti je zemër. Mendjen e ke së prapthi, e ke në prapakolp. Nuk të funksionon mirë qendra e inteligjencës.
Ilirjani: Unë jam gjithë kjo pjeshkë, si mos të më dojë, edhe pjeshkë me lekë. Të puth zemër.