Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti duket se ka shuar shpresat e tifozëve në lidhje me ndonjë afrim të mundshëm të kalibrit të lartë në merkaton e janarit.
Tekniku italian ka bërë të ditur se klubi nuk është duke planifikuar asnjë blerje të re gjatë dimrit, por diçka e tillë mund të ndodhë edhe gjatë verës së ardhshme.
“Ne nuk kemi planifikuar ndonjë blerje të re në merkaton e janarit. Mendoj që kjo merkato është e mbyllur për ne definitivisht. Militao dhe Courtois do të kthehen para përfundimit të sezonit. Asgjë nuk do të ndodhë në janar. Në verë ndoshta mund të transferojmë dikë, të shohim”, është shprehur Ancelotti./h.ll/abcnews.al