Një javë pas përmbytjeve katastrofike në Nepal, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 119 persona, mes tyre edhe një shtetas britanik.
Megjithatë, situata mbetet kritike. Më shumë se 3,900 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa bilanci i viktimave ka kaluar 1,000.
Mes të zhdukurve janë edhe mbi 600 punëtorë, të cilët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në tunele të mbushura me baltë, pjesë e projekteve hidroenergjetike përgjatë lumit Trishuli.
Operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon me pjesëmarrjen e ekipeve ushtarake nga Nepali dhe Kina, si dhe ekspertëve nga India, Koreja e Jugut dhe Australia.
Fillimisht u dyshua se përmbytjet ishin shkaktuar nga një tërmet, por analizat e mëvonshme treguan se lëkundjet sizmike ishin pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe shembjes së akullnajave.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për mijëra persona që ende rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohë autoritetet kanë filluar ceremonite mortore te viktimave të paidentifikuara, trupat e të cilave janë nxjerrë në breg.
Zyrtarët po marrin mostra të ADN-së te trupave te pajete për t’i krahasuar më vonë me ADN-në e familjarëve, me qëllim identifikimin e viktimave./abcnews.al

