Mbështesin Izraelin, parlamenti turk bojkoton produktet e Coca Cola dhe Nestle

schedule15:23 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:23 - 7 Nëntor, 2023

Parlamenti i Turqisë hoqi produktet e Coca Cola  dhe Nestle nga restorantet e tij sot, pasi kompanitë mbështesin Izraelin në mes të konfliktit në Gaza.

“Është marrë vendimi që produktet e kompanive që mbështesin Izraelin të mos shiten në restorante dhe kafene në kompleksin e parlamentit ”, thuhet në njoftim, ku theksohet se vendimi është marrë nga kryetari i Kuvendit, Nouman Kurtulmus.

Qeveria turke ka kritikuar ashpër bombardimet izraelite të Gazës dhe mbështetjen e Perëndimit për vendin.  Qindra mijëra turq kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër operacioneve izraelite në Gaza gjatë muajit të kaluar, duke protestuar në mediat sociale.

/abcnews.al