Një e re braziliane filmoi momentin kur u qëllua dhe u vra nga i dashuri i saj, i cili i tha policisë se vajza u qëllua për vdekje nga një burrë me motor. Pamjet dramatike tregojnë 27-vjeçarin Diego Fonseca duke qëndruar pranë një dritareje dhe duke i drejtuar armën 23-vjeçares Ielly Alves në një shtëpi.
Në video dëgjohet Alves duke qeshur dhe duke i thënë Fonseca-s: “Bëje! Ëoë, kjo është shumë e lezetshme.” Fonceca tërhoqi këmbëzën dhe vajza u rrëzua menjëherë në dysheme. Më pas ai e dërgoi në spital.
Autoritetet shkuan në spital dhe folën me Fonseca, i cili pretendoi se dy persona hipën në një motoçikletë dhe se njëri prej tyre e qëlloi, duke goditur Alves.
Fonseca u arrestua me akuzën e vrasjes. Arma e tij u gjet afër vendit ku ai kishte parkuar makinën e tij jashtë spitalit. Ai kishte precedentë penalë për grabitje dhe sulm ndaj ish-të dashurës së tij.
Olesiane Alves kujton se vajza e saj i tha disa orë para se të vritej se do të divorcohej nga Fonseca sepse nuk po shkonin mirë.
/abcnews.al