Bellingham shqetëson Ancelotti-n, “ylli” anglez rrezikon sfidën ndaj Braga prej një dëmtimi në shpatull

schedule18:56 - 6 Nëntor, 2023

schedule 18:56 - 6 Nëntor, 2023

Pavarësisht barazimit, të mbrëmjes, të së dielës ndaj Rayo Vallecano, sërish mund të thuhet me plot gojë se “galaktikët” e Real Madrid janë një prej skuadrave më të mira të momentit, teksa deri më tani regjistrojnë vetëm 1 humbje, atë ndaj “Loc Colchoneros” së Atletico Madrid.

Mbrëmjen e së martës, “Loc Blancos” do të presin në “Santiado Bernabeu”, portugezët e Braga, në sfidën e raundit të 4-t, të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League, mirëpo duket se për këtë sfidë, tekniku Carlo Ancelotti nuk do të ketë shërbimet e “yllit” të skuadrës.

Bëhet fjalë për “fantazistin” anglez, Jude Bellingham, i cili pësoi një dëmtim në shpatull gjatë minutave të para të ndeshjes Rayo Vallecano, një problem që nuk e pengoi të përfundojë ndeshjen dhe që nuk shqetëson shumë stafin mjekësor, por ka gjasa që tekniku italian ta lërë “pushim” në mënyrë që të shmangë komplikimet. /i.m /abcnews.al