Pse duhet të përshëndesim shoferët e autobusëve?

schedule08:18 - 6 Nëntor, 2023

schedule 08:18 - 6 Nëntor, 2023

Hulumtimet kanë treguar pse duhet të përshëndesim shoferët e autobusëve.

Mund të zgjohemi në të njëjtën orë çdo ditë për të shkuar në punë dhe të hipim në të njëjtin autobus për të arritur atje, por a përshëndesim dikë? Me siguri jo. Megjithatë, ekspertët thonë se është e rëndësishme t’u thuash të paktën një “përshëndetje” të thjeshtë drejtuesve të autobusëve.

Sipas Dailymail, vetëm 23% e njerëzve e vënë re shoferin kur hipin në autobus dhe më pak se një në 10 kur zbresin.

Mjafton një ndërveprim i vogël për ta bërë shoferin më të lumtur dhe për të vazhduar punën e tij më bukur për pjesën tjetër të ditës.

Në një sondazh të kryer në Londër, u intervistuan shoferë autobusësh, të cilët thanë se një “mirëmëngjes” ose një “faleminderit” i lumturoi dhe kishte një ndikim pozitiv në punën e tyre.

Në veçanti, ata thanë se ndihen të respektuar dhe të vlerësuar nga njerëzit kur marrin ndërveprime kaq të vogla./abcnews.al