Gjermanët kërkojnë të punojnë vetëm 4 herë në javë, ministri i Financave nuk pajtohet

schedule18:14 - 5 Nëntor, 2023

schedule 18:14 - 5 Nëntor, 2023

Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, ka hedhur poshtë idenë që java katërditore e punës me pagesë të plotë të bëhet normë në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Asnjëherë në histori një shoqëri nuk ka rritur prosperitetin e saj duke punuar më pak”, tha Lindner në një ngjarje politike të premten në Lucern, Zvicër.

Ideja e javës së shkurtuar të punës ka fituar pëlqim që kur pandemia e koronavirusit ndryshoi orarin e punës dhe u dha shumë njerëzve një shije sesi zgjidhjet alternative të punës mund të përmirësonin jetën e tyre.

Programet pilot, si ai në Spanjë, tregojnë se një marrëveshje e tillë mund të çojë në një reduktim të stresit të punonjësve, si dhe në një rritje të efikasitetit dhe të ardhurave për punëdhënësit e tyre. Rreth pesëdhjetë kompani në Gjermani planifikojnë të marrin pjesë në një program gjashtëmujor, i cili do të fillojë në shkurt.

“Çelësi” i prosperitetit tonë mbetet puna e vështirë,” argumentoi Christian Lindner, i cili drejton Partinë Demokratike të Lirë të qendrës së djathtë dhe miqësore ndaj biznesit, një nga partnerët e koalicionit trepartiak të Gjermanisë./abcnews.al