Duka: Sot ditë e madhe, kemi shumë besim!

schedule20:22 - 11 Tetor, 2019

schedule 20:22 - 11 Tetor, 2019

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, para ndeshjes me Turqinë ka folur në një lidhje direkte në Supersport. “Çdo ndeshje e ekipit kombëtar është e rëndësishme. Ekziston një shpresë nëse marrim rezultat pozitiv, mund të luftojmë për një kualifikim shumë pak të mundshëm. Në këtë atmosferë kaq të zjarrtë është e vështirë”, tha fillimisht Duka.

“Kemi krijuar mundësinë të shënonim në ndeshjen e parë. Mbase do bënim ndryshe me Rejën. Jemi në këto kushte, duam të vazhdojmë rrugën tonë. Ata duan të vendosin kualifikimin. Besoj se do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

“E kemi detyrim të tregohemi miqësor me të gjithë. Pavarësisht keqkuptimeve, Federata turke ka zbatuar ligjet e shtetit për hyrjen në stadium, sendet dhe parullat”.

“Stadium i ri? Në nëntor stadiumi do inaugurohet me dy ndeshjet e fundit. Me Francën do jetë inaugurimi final. Është e vështirë të zgjedhës në futboll. Po nuk shkoi mirë, as nuk shënon dhe as nuk mbrohesh dot”.

“Kualifikimi në Europian në vitin 2016? Patjetër është ditë e rëndësishme. Uroj të jetë ditë me fat. Ekipi ka shumë besim, edhe unë. Fusha do të tregojë gjithçka. Reja më tha se nuk është e nevojshme ta them me zë që do të fitojë me Turqinë dhe të marrë rezultate pozitive”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!