Agim Hida mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një atentatit të ndodhur në kryqëzimin e Bathores. Agim Hida është qëlluar me tre plumba dhe dy prej tyre e kanë kapur në pjesën e këmbës.
Gazetari Ervin Leka tha për ABCNews se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash, dhe se 46-vjeçari Agim Hida është qëlluar në këmbë, teksa ndodhej në lokal.
Lidhur me këtë ngjarje janë disa pista ku po heton policia, ndër të cilat është edhe ajo e hakmarrjes.
“Ngjarja duket si një mesazh për të plagosurin Agim Hida. Sipas grupit hetimor kanë qenë dy autore që janë afruar me motor dhe më pas njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar 46-vjeçarin në këmbë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Autorët kanë qenë të maskuar. Agim Hida ishte vëzhguar nga autorët. Detaje janë mësuar edhe sa i përket të shkuarës së vëllait të Agim Hidës, i cili akuzohet se ka vrarë një shtetas italian në zonën e Yzberishtit. Janë disa pista ku po heton policia, ku është edhe ajo e hakmarrjes. Deri më tani nuk ka një dëshmi nga Agim Hida, pasi ky i fundit ende ndodhet në spitalin e Traumës”, raportoi ndër të tjera gazetari Ervin Leka.
Ndërkohë në foton e siguruar nga ABCNews është i plagosuri Agim Hida.
(Agim Hida)
/abcnews.al/