Rinovim i rëndësishëm te Parma. Drejtuesit e klubit emilian kanë zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin Gervinho. Kontrata aktuale përfundonte në verën e vitit 2021, ndërsa akordi i ri zgjatet me një vit më shumë.
Forma e mirë e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë ka bindur drejtuesit që t’i dhurojnë një kontratë të re. 32-vjeçari i dha fund aventurës kineze dhe u transferua te Parma verën e vitit 2018. Deri tani ka shënuar 14 gola në 38 ndeshje, duke kontribuar në qëndrimin e ekipit në elitën e futbollit italian.
Gervinho ka një eksperiencë të madhe si lojtar. Më parë është aktivizuar me Arsenalin dhe Romën, teksa numëron 22 gola të shënuar në 84 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij. /abcnews.al
Rinnovato il contratto di #Gervinho fino al 2022 ????
?➡ https://t.co/LwVjkNkcg9#NextchApter #Gervinho2022 #ForzaParma pic.twitter.com/beYtEQZaFt
— Parma Calcio 1913 (@1913parmacalcio) October 11, 2019