“Asocacioni, me draftin e BE”, Rama: Krenar për kontributin e Shqipërisë ne normalizimin e Kosovë-Serbi

schedule12:52 - 2 Nëntor, 2023

schedule 12:52 - 2 Nëntor, 2023

TIRANË- Drafti  i formimit të asocacionit të komunave me shumicë serbe që ndodhet në tryezën e diskutimeve të Kosovës e Serbisë është i Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në “X” thotë se roli i Shqipërisë ka qenë vendimtar në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve

“Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, projektstatuti që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së”

Kreu  i qeverisë Edi Rama paralajmëron një vizitë zyrtare në Kosovë megjithëse raportet shpesh të tensionuara midis tij e Kurtit.

“Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time

Ditë më parë dy udhëheqëset, Kurti e Vuçiç u takuan veçmas me liderët evropian për të gjetur një zgjidhje që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve.

Mirëpo shefi i diplomacisë evropiane, Jossep Borrell, sqaroi se palët nuk ishin të gatshëm të firmosin, pa rënë dakord fillimisht me disa parakushte./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!