Trofeu i parë i mbrëmjes, Jude Bellingham bëhet britaniku i parë që fiton “Kopa Trophy”

schedule20:56 - 30 Tetor, 2023

schedule 20:56 - 30 Tetor, 2023

Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Para çmimit të madh janë edhe një sërë trofesh të tjerë individualë të tjerë, që do të dhurohen, ku ndër ta është edhe “Kopa Trophy”, që i jepet talentit më të mirë të vitit, trofe, i cili sapo është dorëzuar në duart e një “galaktiku”.

Bëhet fjalë për “yllin” anglez të Real Madrid, Jude Bellingham, i cili për herë të parë në karrierën e tij arrin një vlerësim të tillë, teksa në garën për çmimin, “ylli” anglez parakaloi lojtarë si Jamal Musiala nga Bayern Munich, Gavi, Alejandro Balde nga Barcelona e Rasmus Hojlund nga Manchester United. /i.m /abcnews.al