Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit triumfon në transfertë, Scamacca “trondit” 2 herë Berishën

schedule20:36 - 30 Tetor, 2023

schedule 20:36 - 30 Tetor, 2023

“Bergamaskët” e Atalanta kanë arritur të sigurojnë një tjetër fitore, në kampionatin italian të futbollit, teksa mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mundur në transfertën skuadrën e Empoli, me rezultatin e thellë, 0 me 3, në sfidën e vlefshme për javën e 10 të Serie A.

Fitorja e skuadrës së Berat Gjimshtit u “vulos” që në pjesën e parë, teksa fillimisht Scamacca, në minutën e 5’-të e më pas Koopmeiners, në minutën e 29’ të sfidës tundën rrjetën e “gardianit” të portës, Etrit Berisha, duke e mbyllur këtë fraksion të lojës, me rezultatin e pastër, 0 me 2.

Me fillimin e pjesës së dytë erdhi dhe goli i “knock out”-it, teksa në minutën e 51’-të, “bomberi” italian, Gianluca Scamacca dërgon në portën e Berishës një asist perfekt të De Roon, duke “hipotekuar” fitoren e skuadrës e duke regjistuar dopietën personale.

Falë këtij rezultati, skuadra e Atalanta ngjitet në vendin e 4-t të tabelës, me 19 pikë, 1 më shumë se Napoli i vendit të 5-të dhe 3 më pak se Milan i vendit të 3-të. Ndërkaq, skuadra e Empoli mbetet në vendin e 18 të tabelës, me vetëm 7 pikë, në 10 javët e para të kampionatit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Gianluca Scamacca, 0-1:

Goli i Teun Koompeiners, 0-2:

Goli i Gianluca Scamacca, 0-3:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!