Ushtria izraelite tha të hënën se trupat e saj vranë katër zyrtarë të larta të Hamasit, si pjesë e operacioneve të zgjeruara tokësore në Rripin e Gazës.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë dhanë emrat e mëposhtëm të anëtarëve të vrarë të Hamasit:
Jamil Baba, komandant i forcave detare të Hamasit në brigadën e tij qendrore
Muhamed Safadi, komandant i njësisë raketore antitank
Muwaman Hijazi, një zyrtar i lartë në njësinë e raketave antitank të Hamasit
Muhammad Awdallah, një zyrtar i lartë në departamentin e prodhimit të Hamasit
Ushtria izraelite tha gjithashtu se “shkatërroi infrastrukturën terroriste, duke përfshirë raketat antitank dhe baza të tjera lëshimi”.