Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodrani që bëri kampion 2 herë ekipin e Ronaldos. Legjenda e futbollit Hysen Zmijani “jep notat”

schedule10:23 - 30 Tetor, 2023

schedule 10:23 - 30 Tetor, 2023

TIRANË- Hysen Zmijani është nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, i cili ka lënë gjurmë me Vllazninë e Shkodrës, Kombëtaren Shqiptare, ndërsa ka luajtur dhe korrur sukses përtej kufijve. Futbollisti nga Shkodra, i cili ka luajtur në krah të djathtë do mbahet mend si shqiptari i parë, i cili arriti të firmoste kontratë transferimi jashtë vendit.

Ai u shpall dy herë kampion me ekipin e Arabisë Saudite në vitet 1993-95 me Al Nassar, ekipin ku sot luan Cristiano Ronaldo. Në një lidhje skype me “ABC e mëngjesit”, Zmijani foli për kampionatin shqiptar, i cili sipas tij nuk është në nivelin e duhur dhe nuk ka bërë progresin e kërkuar, siç ndodh në vende të tjera.

“Ka bërë  progres, por nga ana e kualiteti kemi mbetur pas, sepse lojtarët po shkojnë jashtë dhe bëjnë mirë që shkojnë pasi po bëjnë një kombëtare kompetitive. Kampionati shqiptar nganjëherë lë për të dëshiruar për cilësinë dhe nuk është në lartësinë e duhur dhe ne nuk po bëjmë atë progresin e duhur”, tha ai.

Ai tha se klubet shqiptare duhet të punojmë shumë me akademinë pasi nuk e kanë luksin të shpenzojnë para  për të bërë transferime cilësore.

“Duhet të fillojmë nga akademitë dhe nga shfrytëzimi i akademive dhe po ta shohim Vllazninë ka 10  apo 12 lojtarë të blerë”, tha ai.

Ish-futbollisti shqiptar tregoi një bisedë me drejtuesit e klubit dhe përfitimet që kanë marrë nga transferimi i Ronaldos në Arabinë Saudite.

“Një promocion që nuk përshkruhet. Unë aty ku kisha bërë stërvitje aty ishte një profesionalizëm i jashtëzakonshëm. Nuk kam shkuar as te Reali dhe as te Barcelona, por të them sinqerisht që Me ato që kam lënë unë, kishte një kënaqësi të shkosh aty nga ana e pastërtisë, rregullat dhe nga disiplina. Ata thoshin se jemi duke përfituar nga profesionalizmi i Ronaldos. Infrastruktura kishte ndryshuar komplet”, u shpreh ai.

Ai tregoi se e ka takuar personalisht Cristiano Ronaldon, ndërsa kur u pyet nëse do mundej ta markonte portugezin, Zmijani dha këtë përgjigje:

“Po ishte ajo kënaqësia….  Nuk ishte krejt e lehtë. Aty ku e takova unë e kishte mundësuar klubi, sepse unë isha i ftuari i klubit. Sigurisht kur je në formë edhe fizikisht mund të rezistojmë. Topin e ka të vështirë për ta mbuluar, me atë shpejtësi, me atë goditje që ja. Ai është lojtar i kompletuar” tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!