Itali, mbi 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro Palestinës

schedule19:12 - 28 Tetor, 2023

schedule 19:12 - 28 Tetor, 2023

Në Romë u organizua një demonstrate nga komuniteti palestinez, ku mbi 10 mijë njerëz morën pjesë. Organizatorët kërkuan nga pjesëmarrësit të mbanin vetëm flamuj palestinezë.

Nisma e sotme u mbështet, ndër të tjera, nga sindikatat e majta, Partia e Rivendosjes Komuniste dhe organizatat “partizane” rebele italiane. Kur marshimi arriti jashtë Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, një protestues u ngjit dhe arriti të tërhiqte flamurin izraelit nga shtylla.

Mediat italiane theksojnë se shumë pjesëmarrës kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe një zgjidhje të përhershme politike, por edhe se “disa nuk e dënuan masakrën e Hamasit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!