Braha: Shqipëria është dashuri, sulmi më bën të shpresoj

schedule23:12 - 10 Tetor, 2019

schedule 23:12 - 10 Tetor, 2019

Moderatorja e njohur, Gea Braha, është e ftuar në studiot e ABC News në emisionin “Pressing”, aty ku ka folur për kombëtaren e Shqipërisë. Në fjalën e saj, Braha tha:

SHQIPËRIA – “Shqipëria është një dashuri e madhe. E kemi treguar në sfidën kundër Islandës se jemi një skuadër që nuk duhet marrë lehtë”.

MBROJTJA – “Në mbrojtje kemi pak probleme dhe është e dukshme. Shpresoj të jenë korrigjuar këto probleme për nesër. Në sulm, kam më shumë shpresë”.

LOJTARI I PREFERUAR – “Nuk dua të them emra, më pëlqejnë të gjithë në aspektin e lojës (qesh). Më pëlqejnë sulmuesit, pasi ata bëjnë golin dhe na japin fitoren”.

LOJTARËT E RINJ – “Unë them që freskimi i bën mirë kombëtares. Manaj ishte lojtar vendimtar në ndeshjen e fundit, pasi shumë raste erdhën nga këmbët e tij. Të gjithë këto lojtarë që kanë qenë në hije, të kenë mundësinë të tregojnë veten e tyre.

TRAJNERËT – “Zjarr padiskutim ishte De Biasi, edhe unë si gjysma e shqiptarëve (qesh). Edhe Reja e ka nisur në rrugë të mbarë, por është ende fillimi”.

REZULTATI – “Unë uroj që të fitojë Shqipëria. Të qëndroj me këmbë në tokë, shpresoj te një rezultat 1-0 ose 2-1 në favor tonin. Kam shpresë te Cikalleshi, shpresoj të shënoj. Nëse luan Balaj, shpresoj të shënojë edhe ai. Pse nuk jam në Turqi? Zgjodha të vij tek emisioni yt (drejtuar Carcanit)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!