Ranieri apo De Biasi? Sampdoria vendos nesër!

schedule20:59 - 10 Tetor, 2019

schedule 20:59 - 10 Tetor, 2019

Takimi mes Claudio Ranierit dhe Sampdorias ka përfunduar dhe ka një gatishmëri nga trajneri për të pranuar ofertën e shtruar në tavolinë.

Tani i takon klubit të plotësojë kushtet e trajnerit për sa i përket financave të marrëveshjes. Palët duket se  janë shumë afër akordit final.

Pas takimit në Romë, drejtorët e Sampit do të darkojnë me përfaqësuesit e trajnerit për të arritur një marrëveshje ekonomike, si dhe kohëzgjatja e saj.

Nëse marrëveshja me Ranierin nuk konkretizohet, alternativa e radhës është ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Italiani është ende i papunë dhe po pret një ofertë nga Serie A.

Këdo të zgjedhë Sampdoria, do të ketë një mision shumë të vështirë, pasi klubi blu e ka nisur sezonin shumë keq dhe reditet në vend të fundit në tabelën e Serie A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!