Izraeli pret të nisë së shpejti një ofensivë të gjatë dhe të vështirë tokësore në Gaza, tha ministri i mbrojtjes i vendit.
Yoav Gallant tha se fushata do të kërkonte çmontimin e një rrjeti të gjerë tunelesh të përdorura nga Hamasi.
Ai tha se pushtimi tokësor që pason javë të tëra sulmesh ajrore “do të marrë një kohë të gjatë” dhe se do të çonte në një fazë tjetër të gjatë luftimesh me intensitet më të ulët ndërsa Izraeli shkatërron “xhepat e rezistencës”.


