Plumbi në gjak/ Mjekët: Kujdes fëmijët nga lodrat dhe ndotja

schedule15:33 - 27 Tetor, 2023

schedule 15:33 - 27 Tetor, 2023

Prindër lexoni etiketat e lodrava apo produkteve të tjera për fëmijë para se ti blini.  Ato nuk duhet të përmbajnë plumb.

Sugjerimi vjen nga mjekët toksikologë në javën botërore të ndërgjegjesimit për parandalimin e helmimit nga ky metal toksik.

“Më mirë një lodër pa plumb se 20 lodra, sidomos në fazën e parë kur fëmija çdo gjë e fut në gojë. Lapsat duhet të jenë me dhjam, jo me plumb.  Krevati me mbajtëse që mos shkojë goja direkt tek boja ose me bojë pa plumb.  Të mos rri në mjedise me tym makinash apo ku ka bojra.”

Ekspozimin ndaj plumbit Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron rrezik të fshehur. Helmimi është akut kur sasia e metalit në gjak kalon normën për një kohë të shkurtër, nga disa ditë deri në dy javë dhe kronikë  kur  ndodh ndër vite. Shenjat tipike janë të pakta dhe ngjasojnë me sëmundje të tjera ndërsa diferencën e bën analiza e gjakut.

“Ka një shije metalike në gojë, në gingiva një ngjyrë të errët në blu, në shikim mund të kemi ulje,  humbje oreksi, konstipacion, ulje imuniteti, dhimbje koke, çrregullime psikiatrike si depresion, irritim…

Një njeri normal, adult, nuk duhet të ketë me shumë se 10 mikrogramë për decilitër gjak, tek fëmijët është 5, mbi 40 duhet të fillojë terapia për  të eleminuar sasinë e tepërt. “

Sasistë e plumbit në gjak mbi këto nivele  sipas mjekëve toksikolog  sjellin pasoja afatgjata në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, më të  dukshme  në moshë më të rritur.

“Një fëmijë që intoksikohet në mënyrë kronike nga plumbi ka ndikime të shumtë në organizëm. I pari është ndikim konjitiv, ulje e inteligjencës, moszhvillim menta.  Sasia e madhe bllokon sistemin renal. “

Kosto globale e  humbjes së kapacitetit intelektual tek fëmijët nën 5 vjeç sipas një vlerësimi të Bankës Botërore për vitin 2023  llogaritet në 1.4 trilion dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!