Izraeli pretendon se Hamasi po mban 229 pengje

schedule10:37 - 27 Tetor, 2023

schedule 10:37 - 27 Tetor, 2023

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, ka thënë se 229 persona mbahen aktualisht në robëri nga Hamasi.

Katër persona të mbajtur në Gaza deri më tani janë liruar nga Hamasi , duke mbajtur gjallë shpresat se edhe të tjerë mund të lirohen, shkruan Al Jazeera.

Një përfaqësues i Hamasit në Moskë ka deklaruar se pengjet izraelitë që mbahen në Gaza nuk mund të lirohen, derisa të arrihet një armëpushim.

Gazeta ruse Kommersant citoi Abu Hamid, një anëtar i një delegacioni të Hamasit që vizitoi kryeqytetin rus, të ketë thënë se grupit i duhet kohë për të gjetur të rrëmbyerit më 7 tetor – dhe një mjedis të qetë për të përfunduar këtë detyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!