Izraeli kundërshton ftesën e Rusisë për delegacionin e Hamasit

schedule20:55 - 26 Tetor, 2023

schedule 20:55 - 26 Tetor, 2023

Izraeli i ka bërë thirrje Rusisë që të dëbojë një delegacion vizitues të Hamasit dhe e quajti ftesën e saj në Moskë “të mjerueshme”. 

Delegacioni i Hamasit vizitoi Moskën sot për bisedime për lirimin e pengjeve të huaja, përfshirë shtetas rusë. 

Anëtari i lartë i Hamasit Abu Marzouk ishte në mesin e të pranishmëve, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

“Hamasi është një organizatë terroriste më e keqe se ISIS”, tha Ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë. 

“Duart e figurave të larta të Hamasit janë të mbuluara me gjakun e më shumë se 1400 izraelitëve që u therën, u vranë, u ekzekutuan dhe u dogjën, dhe ata janë përgjegjës për rrëmbimin e më shumë se 220 izraelitëve, duke përfshirë foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit. “

Rusia ka lidhje me të gjithë lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Izraelin, Hamasin, Autoritetin Palestinez dhe Iranin.