Pavarëisht se doli nga fusha i dëmtuar, në pjesën e dytë të sfidës, të së mërkurës mbrëma, ndaj Shakhtar Donetsk, pasi mori një goditje të fortë në kyçin e këmbës, duket se gjëndja e “fantazistit” të Barcelona, Joao Felix nuk është kritike.
Gjatë një interviste për mediat spanjolle, të zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje, “ylli” portugez i sulmit bëri me dije se do të ishte i pranishëm në “El Clasico”-n e para të këtij sezon, pasditen e së shtunës, ndaj Real Madrid.
“Jam mirë. Ishte vetëm një goditje e vogël. Tani është koha për t’u rikuperuar dhe kaq”,- u shpreh Felix, teksa më tej shtoi se do të përpiqej të shënonte dhe golin e tij të parë ndaj “galaktikëve” të Real Madrid. /i.m /abcnews.al