Ish ministri izraelit i Mbrojtjes: Beteja kundër terrorizmit në Gaza do të zgjasë me vite

schedule14:08 - 26 Tetor, 2023

schedule 14:08 - 26 Tetor, 2023

Veprimet izraelite për të zbatuar një plan të ri për rajonin dhe për të rindërtuar komunitetet e prekura nga sulmi i 7 tetorit do të realizohen me kalimin e kohës, ndërsa operacioni tokësor në Rripin e Gazës do të jetë vetëm një fazë e këtij procesi të gjatë, tha Benny Gantz, një kundërshtar politik i Benjamin Netanyahut, i cili tani është pjesë e qeverisë së jashtëzakonshme të Izraelit.

“Na presin kohë të vështira. Lufta kundër terrorizmit  do të vazhdojë brenda territorit të Rripi të Gazës,  ne do të depërtojmë thellë, kudo dhe në çdo kohë, për të siguruar kushtet për komunitetet që do të restaurohen dhe ne do të rindërtojmë zonën”, tha Benny Gantz.

“Operacioni tokësor do të jetë vetëm një fazë e një procesi të gjatë që do të përfshijë aspektet e mbrojtjes, diplomatike dhe sociale dhe do të zgjasë me vite,” paralajmëroi ish gjenerali izraelit dhe ish ministri i mbrojtjes që iu bashkua qeverisë së unitetit kombëtar të Benjamin Netanyahu.

Për sa i përket organizatës Hamas dhe i pyetur nëse do të ketë atentate jashtë vendit, ai u përgjigj: “Ne do ta godasim Hamasin kudo”.

Izraeli do të marrë vetë vendimet  në lidhje me planet e tij të luftës, tha Benny Gantz, duke iu referuar raporteve të presionit të SHBA ndaj udhëheqjes izraelite për të shtyrë operacionin tokësor në Rripin e Gazës.

“Ne i marrim vendimet tona bazuar vetëm në interesat tona”, tha ai.

/abcnews.al