Një grup studentësh hebrenj përjetuan momente paniku kur u detyruan të mbylleshin në një bibliotekë të kolegjit në SHBA për t’i shpëtuar një turme protestuesish pro-palestinezë që po përplasnin derën.
Të mërkurën pasdite, një turmë protestuesish duke brohoritur “Palestinë e lirë” sulmuan hollin e Kolegjit Cooper Union pranë Astor Place në qytetin e Nju Jorkut. I pafuqishëm, roja i sigurisë nuk arriti t’i ndalontendërsa turma e protestuesve ngjiti shkallët dhe filloi të godiste derën e bibliotekës, ku studentët hebrenj po fshiheshin.
Ngjarja ka zgjatur rreth 20 minuta dhe ka përfunduar me largimin e demonstruesve, pa lëndime apo të arrestuar ndërsa studentët hebrenj i kanë shpëtuar rrezikut.
Video from the @cooperunion library now: pic.twitter.com/skOM1vWsv0
— Jake Novak (@jakejakeny) October 25, 2023
Sipas Kim Newman, një zëdhënëse e kolegjit të Nju Jorkut, biblioteka u mbyll “përkohësisht” ndërsa protestuesit ishin brenda ndërtesës.
Demonstrata e aktivistëve pro-palestinezë ishte shpërthimi i fundit i shqetësimit në SHBA mbi rritjen e antisemitizmit në universitete në mes të luftës Izrael-Hamas.
/abcnews.al