Ermir Arifi (Mataj) dhe Alban Kurpalaj janë vënë në prangat e policisë së komisariatit Vorës. Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis.
Këta shtetas janë lokalizuar në parkingun e një kompleksi në Vorë, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë. /abcnews.al

