Bullgaria zvogëlon varësinë energjitike ruse me reaktorë të rinj bërthamorë

schedule22:42 - 25 Tetor, 2023

schedule 22:42 - 25 Tetor, 2023

Qeveria e Bullgarisë ka miratuar ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në termocentralin Kozloduy në Danub, që synon të reduktojë varësinë e saj nga karburanti bërthamor ruse, deklaroi qeveria bullgare.

Reaktorët e ujit nën presion do të ndërtohen nga kompania me bazë në SHBA, Westinghouse. Termocentrali shtetëror do të rrisë kapitalin e kompanisë aksionare të NPP Kozloduy deri në 500 milionë leva (270.53 milionë dollarë).

Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov tha se ”një reaktor duhet të jetë gati deri në vitin 2033 dhe tjetri deri në tre vjet më vonë”.

Aktualisht janë dy njësi 1000 megavat të ndërtuara nga sovjetikët në funksionim në termocentralin bërthamor Kozloduy.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!