Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, thuajse i gjithë vendi jonë është përfshirë nga moti i keq, me reshjet e shiu, të cilat e rritën intensitetin e tyre në orët e pasdites.
Në qytetin e Durrësit, reshjet kanë shkaktuar probleme duke përmbytur rrugët.
Disa prej segmenteve rrugore brenda qytetit bregdetar patën prezencë të madhe uji, duke e bërë të vështirë edhe qarkullimin e automjeteve./abcnews.al