Ata që mbështesin veprimet e Izraelit nën maskën e solidaritetit janë “bashkëpunëtorë në krimet e tij”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan nga Doha, ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare.
Fidan tha se sulmi tokësor Izraelit në Rripin e Gazës do t’i kthente luftimet në “masakër”, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime pasi populli palestinez do të përballet me ditë edhe më të këqija nëse konflikti vazhdon.
Fidan tha se Turqia nuk do të lejojë dëbimin e palestinezëve nga tokat e tyre në Rripin e Gazës për shkak të veprimeve të Izraelit dhe theksoi se zgjidhja e vetme e konfliktit është krijimi i një shteti të pavarur palestinez.
“Rajoni ynë është në një pikë kthese. Ose do të shkojmë në një luftë të madhe ose në një paqe të madhe”, shtoi ai.
/abcnews.al