Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur prishjen e objekteve pa leje në Shkodër.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se ka filluar shembja e një bar restoranti në Shirokë.
Në total, do të shemben 48 objekte pa leje.
“Në Shirokë, ka filluar faza e parë e prishjes së objekyeve që ndodhen në bregun e Liqenit të Shkodrës. Po prishet një bar restorant. Në Shkodër janë 48 objekte pa leje në zonat e mbrojtura. Bëhet fjalë për objekte që kanë shërbyer si bare dhe restorante, por ka edhe objekte të tjera që do të preken. Ka pasur fillimisht kundërshtime nga pronarja e restorantit këtu, në lidhje me marrjen e njoftimit për prishje të objektit.
Këto nuk janë marrë parasysh nga IKMT. Janë objekte që prej vitesh pritej kjo ndërhyrje. Do të shtrihet në të gjithë teritorin e Bashkisë Shkodër. Ka pasur disa itë më parë një aksion në zonën turistike të Theyhit, në 8 objekte pa leje, por është ndërprerë nga banorët”, raportoi gazetari Shkreli./abcnews.al