VIDEO/ Kombinim perfekt i “bluve”, Napoli zhbllokon sfidën ndaj Union Berlin

schedule22:19 - 24 Tetor, 2023

schedule 22:19 - 24 Tetor, 2023

Pas plot 65 minutash përpjekje në “Olympiastadion” për të gjetur golin e avantazhit, “blutë” e Napoli kanë arritur më në fund të gjejnë rrugën e rrjetës ndaj gjermanëve të Union Berlin.

Një kombinim i bukur mes anësorit, Kvicha Kvaratskhelia e “bomberit” italian, Giacomo Raspadori çon topin në rrjetë, me këtë të fundit që mposht me një goditje potente në cepin e portës, portierin Ronnow. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: