“Mos je i pirë?!”, Klopp zbulon telefonatën befasuese

schedule13:04 - 10 Tetor, 2019

schedule 13:04 - 10 Tetor, 2019

Jurgen Klopp drejtoi për 7 sezone Borussian e Dortmundit përpara se të transferohej në Anfield në vitin 2015. Gjermani i njohur i dhuroi verdhezinjve dy tituj kampionë, një Kupë dhe Superkupë Gjermanie, si dhe riktheu prestigjin e klubit, duke dërguar Dortmundin në finalen e Champions League nëpërmjet një futbolli fantastik.

Edhe Liverpool-in e ka rikthyer në ditët më të bukura dhe ka krijuar një prej ekipeve më të forta në botë. Një detaj interesant na vjen nga biografia e Hans- Joachim Watzke, shefi ekzekutiv i klubit gjerman.

Në faqet e “Dashuria e vërtetë: Një jetë me Borussia Dortmund”, shkruhet edhe një episod tepër i veçantë. Klopp dhe Ëatzke gjendeshin në të njëjtin avion dhe trajneri i “The Reds” zbulon bisedën mes tyre.

Isha në aeroport dhe shoh Watzken në të njëjtin avion me mua. Më bie zilja e telefonit, ishte ai. ‘Jurgen, duhet të kthehesh te Dortmundi’, më tha. Mendova se po bënte shaka dhe i thashë: ‘Je në vete? Ke pirë? Kam edhe disa vite kontratë me Liverpool’. Më tha se e kishte seriozisht dhe se priste një përgjigje”, thekson Jurgen Klopp.

Edhe zyrtari gjerman jep versionin e tij në lidhje me këtë episod. “E dija që Jurgen do të refuzonte dhe do të përmbushte kontratën që ka me ekipin anglez. Por nuk mund të rrija pa e pyetur. Dortmundi ishte gati për një cikël të ri dhe nuk do ia kisha falur vetes, nëse nuk do ta kisha provuar njëherë rikthimin e tij”, përfundon Watzke. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!