Dade: Rama nuk ka mundur të dalë mbi veten e të jetë i fortë për të zhbllokuar situata

schedule14:08 - 10 Tetor, 2019

schedule 14:08 - 10 Tetor, 2019

Edi Rama ka mbetur i njëjti në sytë e Arta Dadës. Karriera politike nuk e ka ndryshuar dhe këtë e sheh edhe sot teksa sipas saj nuk hedh asnjë hap për të zhbllokuar situatën politike në vend.

“Me situatën, me krizën e thellë që ka përshkuar vendin sepse procesi i integrimit lidhet ngushtësisht edhe me vizionin dhe mënyrën se si zgjidh disa situata konfliktuale brenda vendit tënd. Sa je në gjendje të bësh një relaksim të jetës politike, sa je në gjendje të shtrish dorën e bashkëpunimit. Absolutisht ka treguar që nuk ka mundur që të dalë mbi veten e vet, të dalë mbi një grup njerëzish që kërkojnë të jetë “i fortë” sepse mua më duket i fortë ai që di t’i zgjidhë gjërat me argumente, që di të zhbllokojë situata”, tha Dade.

Me togfjalëshin “kap ca të kapësh” nuk ka bërë zbulim të ri kryeministri Rama sipas ish ministres socialiste që e argumenton me ekseriencën e të shkuarës.

Mungesa e zgjidhjes është një ngadefektet që është vënë në dukje edhe nga rekomandimet e OSBE/ODIHR e këtu nuk lë pa fajësiar edhe opozitën që dorëzoi mandatet e deputetëve.

“Duhej vënë një zgjidhje tjetër” , jo vetëm për vendin por edhe për cilësinë e deputetëve në parlament.

 “Nuk e di rezervoj që të jap opinione, por në fakt… duke kaluar shikoja policin që shërben. Dëgjova njërin që thoshte “Hajde hajde si ka vajt puna polici po i hap rrugën X” që ishte deputet i ri. Është kthyer në barsoletë” tha ajo.

Prandaj thotë se mbështet idenë e ndrrimit të sistemit zgjedhor.

“Nëse opozita ngulmon tek kjo unë do të isha dakord sepse një numër gjërash të padëshirueshme kanë rezultuar edhe si shkak i ndryshimit të sistemit në 2008-n dhe i pazareve dhe ujdive të pathemelta në 2008-n”.

Nuk e ftojnë më në Partinë Socialiste ish-ministren e jashtme, Arta Dade, që nga viti 2014 atë e kanë vendosur në këndin e zërave kundër që sot brenda selisë rozë sheh se ka mbetur vetëm një.

“Besoj që duhet të shtohen zërat si Ditmiri, por edhe jashtë partisë. Ajo që ndodhi në Shkodër mua m’u duk pozitive se pashë një mbledhje me njerëz që folën hapur. Dëgjova që ka pasur debate edhe në partinë e Durrësit. Uroj që përmes debatit, por jo përmes dhunës të zgjidhen ata që janë më të mirët”

Ish-ministrja e jashtme Arta Dade në studion e ABC News përballë gazetares Mirela Milori këshilloi edhe gratë socialiste që të mos dërgojnë letra në emër të të gjithëve kur përfaqësojnë gjysmën e qeverisë që drejtohet nga një kryeministër  që i konsideron vetëm për numra./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!