OKB thotë se vetëm 54 kamionë me ndihma humanitare kanë kaluar në Gaza që nga e shtuna.
Tamara Alrifai, shefja e komunikimit e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmën për refugjatët në Palestinë UNRWA, e përshkroi atë si një pikë në oqean, shkruan Al Jazeera.
“Përveç kësaj, karburantet e nevojshme urgjente për gjeneratorët nuk ishin përfshirë në dërgesat. Në vend të kësaj, u dërguan oriz dhe thjerrëza, të cilat nuk mund të gatuhen sepse njerëzit nuk kanë akses në ujin dhe gazin që u nevojiten për gatim”, tha Alrifai./abcnews.al