Akuza për korrupsion e pastrim parash, Malltezi dhe Bektashi më shumë se një orë në Gjykatën e Posaçme

schedule19:18 - 23 Tetor, 2023

schedule 19:18 - 23 Tetor, 2023

Prej më shumë se një ore në Gjykatën e Posacme po zhvillohet seanca për verifikim e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezi. Për këtë të fundit Prokuroria e Posacme ka kërkuar që të hetohet në masën e arrestit në burg, kërkesë që është pranuar nga gjyqtarja.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC se Prokuroria ka kërkuar që Fatmir Bektashi të hetohet në masën e detyrimit për t’u paraqitur.

“Të dy akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash dhe korrupsion. Gjykata ka njoftuar fillimisht se Malltezi dhe Bektashi do të dilnin para gjykatës në orën 13:30 për t’u njohur me masën e sigurisë, por  kanë qenë avokatët mbrojtës që i kanë kërkuar gjykatës të njihen me dosjen e cila është voluminoze. Sërish gjykata e ka shtyrë seancën për dy orë por avokatët e kanë pasur të pamundur dhe kanë kërkuar që seanca të zhvillohet ditën e nesërme, por gjyqtarja ka vendosur që seanca të vijojë. Prej orës 18:00 është ende duke dëgjuar avokatët mbrojtës, dhe dy personat e dyshuar Jamarbër Malltezi dhe Bektashi për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave”, tha ndër të tjera gazetari Ermal Vija./abcnews.al/