Portugali, ngordh qeni më i vjetër në botë

schedule16:40 - 23 Tetor, 2023

schedule 16:40 - 23 Tetor, 2023

Bobi, qeni më i vjetër në botë, ka ngordhur në moshën 31-vjeçare në Portugali, njoftuan sot Rekordet Botërore Guinness.

Ai jetoi gjithë jetën e tij në një fshat në Portugalinë qendrore. Bobi mbushi 31 vjeç e 165 ditë, dhe theu rekordin e mëparshëm që mbante qeni i një bariu australian që nga viti 1939, i cili vdiq në moshën 29 vjeç e 5 muaj.

“Edhe pse ai jetoi më gjatë se çdo qen tjetër në histori, 11,478 ditët e tij në tokë nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për ata që e donin atë”, tha Karen Becker, veterinerja që e kishte trajtuar shumë herë dhe që njoftoi vdekjen e tij, në platformat e rrjeteve sociale. “Zoti qoftë me ty, Bobi,” shtoi ajo.

Bobi u njoh si qeni më i vjetër në botë në shkurt.

Raca e tij ka një jetëgjatësi prej 12-14 vjetësh. Pronari i tij, Lionel Costa, ia atribuoi jetëgjatësinë e tij një sërë faktorësh, duke përfshirë të jetuarit e një jete të qetë në fshat, duke mos e lidhur kurrë me zinxhirë dhe duke ngrënë gjithmonë “ushqim njerëzor”.

Majin e kaluar pronarët e tij i organizuan një festë ditëlindjeje, ku më shumë se 100 persona morën pjesë. Në kohën kur Bobi lindi familja Costa kishte shumë kafshë dhe pak para, kështu që babai i tij, i cili ishte gjuetar, zakonisht i vriste këlyshët në vend që t’i mbante. Por Bobi u fsheh në një grumbull dru zjarri. Leonel dhe vëllezërit e motrat e gjetën atë disa ditë më vonë dhe e fshehën derisa ai hapi sytë. “Ne e dinim që pasi ai hapi sytë, prindërit e mi nuk do të mund ta vrisnin atë”, shpjegoi ai.

Bobit i pëlqente të bënte shëtitje, por kohët e fundit ai kishte vështirësi të lëvizte. Flokët po i binin, shikimi po i dobësohej dhe shumicën e kohës ai e kalonte shtrirë.

Guinness World Records e përshkruai historinë e Bobit si një “mrekulli” që “do të mungojë shumë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!