Shtëpia e Bardhë ka premtuar se ndihma do të vazhdojë në Gaza, pasi një kolonë e dytë hyri të dielën dhe Izraeli vazhdoi të bombardonte enklavën e rrethuar deri në orët e para të së hënës.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ranë dakord se ndihma do të vazhdojë”, tha Shtëpia e Bardhë, pasi një kolonë e dytë prej 14 kamionësh hyri në Gaza përmes kalimit Rafah.
OKB-ja ka paralajmëruar se ndihma që kaloi në Gaza ishte vetëm 4% e mesatares ditore përpara armiqësive dhe një pjesë e asaj që nevojitej me mbarimin e rezervave të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit.
COGAT, organi izraelit i mbrojtjes përgjegjës për çështjet civile palestineze, tha se grupi i dytë i ndihmave të së dielës përfshinte ujë, ushqim dhe furnizime mjekësore dhe se gjithçka ishte inspektuar nga Izraeli përpara se të sillej në Gaza. Izraeli nuk ka lejuar asnjë karburant të hyjë në Gaza.
/abcnews.al