Departamenti i mbrojtjes së Kanadasë, duke cituar një analizë dhe raportimeve të klasifikuara, tha se Izraeli nuk ka sulmuar spitalin Al-Ahli në Gaza më 17 tetor.
Sulmi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e lëshuar gabimisht nga Gaza, tha Departamenti Kombëtar i Mbrojtjes së Kanadasë.
Vlerësimi i Kanadasë vjen një ditë pasi inteligjenca ushtarake franceze arriti në përfundimin se shpërthimi në spital ishte shkaktuar ndoshta nga një raketë palestineze, në vend të një sulmi izraelit.
Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar gjithashtu se Izraeli nuk ka sulmuar objektin e Al-Ahli në Gaza.
/abcnews.al