VIDEO/ Dhëndri i Sali Berishës dërgohet te ‘Mine Peza’, të hënën del para gjykatës

schedule22:06 - 21 Tetor, 2023

schedule 22:06 - 21 Tetor, 2023

TIRANË- Drejtësia, megjithëse e vonuar, duket po i afrohet familjes së ish-kryeministrit Sali Berishës. Dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është vënë në pranga të shtunën në aeroportin e Rinasit, për pastrim parash në ndërtimin e kompleksit të pallateve të ish-klubit Partizanit.

Ai do të hetohet me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa të hënën del para gjykatës bashkë me ortakun Fatmir Bektashi dhe vjehrrin Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

ABC News ka siguruar pamjet kur Jamarbër Malltezi ka mbërritur në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” ku do të qëndrojë derisa të përballet me Gjykatën e Posaçme për verifikim e masës se sigurisë.

Por lajmi më i bujshëm është vënia nën akuzë për korrupsion e vetë Sali Berishës, të cilit SPAK me vendim gjykate i ka marrë pasaportën dhe e ka detyruar çdo javë të paraqitet në polici./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!