Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Strasbourg dhe ngjitet në krye të Ligue 1.
Skuadra e Luis Enriques dominoi gjithë takimin, me sfidën që u zhbllokua nga Mbappe në minutën e 10’, me francezin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm tre minuta më pas miqtë shënuan me Mothiba, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt. Vendasit vazhduan me sulmet dhe në minutën e 31’ Soler realizoi golin e dytë për PSG-në.