Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi ka ngritur shqetësimin lidhur më përhapjen e terrorizmit. Ai ka theksuar se rrugët Ballkanike po shihen si një mundësi dhe që mund të shfrytëzohen nga shumë njerëz. Ndonëse shifrat e emigrantëve nga vende si Bosnja janë të ulëta, alarmet dhe shqetësimet janë të larta.
Më tej ai shton se terroristët në shumicën e raste mbajnë lidhje të ngushta me vendet e origjinës, ku thekson se ky është edhe rasti i Bosnjës, ndonëse është pak e dukshme, është bërë një vatër e vërtetë e rrezikut të përhapjes së terrorizmit.
“Jemi të organizuar, ka kontrolle specifike nga rruga Ballkanike. Njerëzit mbërrijnë tranzit nga vende si Bosnja. Alarmet dhe shqetësimet janë të mëdha. Rivendosja e kontrolleve në kufirin me Slloveninë dhe vendosja masive e forcave të rendit dhe ushtrisë është shenjë e qartë, masat mund të duken drastike, por janë të domosdoshme”, ka thënë ai./abcnews.al/