Lajçak nga Beogradi: Serbia dhe Kosova të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve

schedule17:20 - 21 Tetor, 2023

schedule 17:20 - 21 Tetor, 2023

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak pas bisedimeve të zhvilluara me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka thënë se temë e takimit ishte përparimi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.

Gjithashtu ai ka theksuar se Beogradi dhe Prishtina duhet të punojnë në drejtim të dialogut dhe se liderët e të dy vendeve kanë përgjegjësi për qytetarët.

“Duam ta bëjmë të qartë se dënojmë fuqishëm sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjitha autorët e sulmit duhet të vendosen para drejtësisë. Presim bashkëpunim të plotë të Serbisë në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera Lajçak./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!